Kërkon që ata të trajtohen në mënyrë njerëzore

Kërkon që ata të trajtohen në mënyrë njerëzore

Kryeministri i Francës, Eduard Philippe thotë se nuk kundërshton futjen e kuotave për migrantët dhe se është e rëndësishme që ata të trajtohen në mënyrë njerëzore.

“Çështja e administrimit të qëllimeve për pranime nuk është tabu. Unë nuk kam frikë të mendoj për idenë e kuotave”, tha Philippe, duke shtuar se sistemi për ofrimin e kujdesit mjekësor falas për emigrantët që nuk kanë status zyrtar në Francë do të rishqyrtohet, raporton Reuters.

Siç tha ai Franca duhet të kujdeset për të gjithë që jetojnë në territorin e saj.

Në Francë, vitin e kaluar janë paraqitur 123 mijë kërkesa për azil, rreth 22 për qind më shumë që nga 2017.