Haradinaj i pakënaqur me ndarjen e pasurisë në familjen e tij

Haradinaj i pakënaqur me ndarjen e pasurisë në familjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e babait të tij që pasurinë t’ua trashëgojë vetëm djemve në familje e jo edhe vajzave.

Sipas Haradinajt kjo gjë nuk është dashur të ndodhë sepse gratë duhet të kenë të drejtën për trashëgiminë e pronës familjare.

Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i ka bërë në tryezën: “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit.

Haradinaj po ashtu ka bërë thirrje që të njihen të gjitha të drejtat e grave dhe të iu sigurohen mundësi të barabarta për t’i përmbushur vizionet e tyre.

Për dallim nga babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ndryshe ka vepruar babai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që sipas deklaratës së kreut të shtetit ,ai pasurinë ua ka trashëguar në mënyrë të barabartë si djemve ashtu edhe vajzave./21Media