“Një jetë plot dhimbje shqiptare...”

“Një jetë plot dhimbje shqiptare…”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka uruar nënën e tij, Ruke Haradinaj me rastin e ditëlindjes.

Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy nder breza”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, përcjell rtv21.tv

Ruke Haradinaj është nëna e shtatë djemve, më i madhi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë edhe komandant i zonës Operative të Dukagjinit, dy dëshmorëve Luan Haradinaj, i rënë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë më 5 maj 1997, Shkëlzen Haradinaj rënë në prill të vitit 1999, Enver Haradinaj i vrarë pas luftës në rrethana ende të pasqaruara, Daut Haradinaj, ish-epror i UÇK-së, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe nëna e Frashër dhe Veton Haradinaj. Ajo po ashtu ka edhe një vajzë, e cila quhet Antigona./21Media

Related image

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor