Kryeministri i Bullgarisë në Kosovë
16 Prill 2018
Borissov do të takohet me kryeparlamentarin dhe kryeministrin e Kosovës
Borissov do të takohet me kryeparlamentarin dhe kryeministrin e Kosovës
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot do të vijë në Kosovë.
Fillimisht Borissov do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi me fillim nga ora 10:00.
Pas takimit është paralajmëruar që Thaçi dhe Borissov të mbajnë edhe një konferencë për media.
Ardhja e tij është bërë me ftesë të Thaçit, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri bullgar do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.