Etipoia vitin e kaluar i dha fund ngërçit ushtarak 20 vjeçar

Etipoia vitin e kaluar i dha fund ngërçit ushtarak 20 vjeçar

Çmimi Nobel për Paqen 2019 i është dhënë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me Eritrea vitin e kaluar, duke i dhënë fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 1998-2000.

Ai u emërua fituesi i çmimit të 100-të Nobel për Paqen në Oslo, transmeton rtv21.tv.

Çmimi me vlerë nëntë milion kurora suedeze (rreth 730,000; 900,000 dollarë), do të jepet në Oslo në dhjetor.

Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.

Kishte spekulime të mëdha se kush do ta fitonte çmimin. Sipas rregullave të Fondacionit Nobel, listat e shkurtra të nominimit nuk lejohen të publikohen për 50 vjet./21Media