Kryeministri i Greqisë uroi Kurtin

Sipas Mitsotakis, Greqia do të vazhdojë të mbështesë aspiratat e popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri iGreqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

 “Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore. Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane.”, është theksuar në letrën e kryeministrit të Greqisë.

Mitsotakis më tutje ka theksuar se Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës./21Media

Back to top button