Kryeministri flet për Samitin e Londrës

Kryeministri flet për Samitin e Londrës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit nga Londra, në një konferencë për media ka folur për Samitin e Londrës ku mori pjesë për dy ditë dhe po ashtu ai foli edhe për disa tema tjera të rëndësishme për vendin.

Kryeministri tha se Kosova është mirënjohëse ndaj BE-së dhe vendeve të tjera të botës për mbështetjen që kanë dhënë në disa çështje për Kosovës. Haradinaj po ashtu tha se Kosova është gatshme që të bëjë partneritet me të gjitha këto vende të cilat e kanë ndihmuar Kosovën, për tema politike, ekonomike etj.

Haradinaj tha se kryeministrja e Britanisë, Theresa May e ka mirëpritur dhe respektuar jashtëzakonisht shumë delegacionin e Kosovës që mori pjesë në Samitin e Lodrës. “Na ka bo mu ni si nshpi, respekt kanë treguar për Kosovës të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tregoi edhe për takimin që ka pasur me kancelaren e Gjermanisë, Anglea Merkel të cilën e falënderoi për respektin që i ka bërë. “Me Merkelin kemi folur per agjenden bilaterale të Kosovës dhe e falenderoj Merkelin per respektin qe i beri Kosovës”, tha Haradinaj duke thënë se takim ka pasur edhe me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kruz.

I pyetur nëse Kosova do të marrë liberalizimin e vizave këtë vit, Haradinaj është përgjigjur duke thënë po dhe se ne pyetje javë vetëm javët. “Po, po ka me ndodhë. Javët janë në pyetje. Është në pyetje afati kohor”, tha ai. “Nuk është betejë e humbur por jemi rrugës. Në duhet të punojmë të gjithë. Hahn dhe Avra Avramopoulos janë pozitiv në këtë çështje”, shtoi Haradianj.

Kyrministri Haradinaj në këtë konferencë tregoi edhe qëndrimin e Gjermanisë lidhur me liberalizimin e vizave, më çrast tha se Gjermania do të marr qëndrim pas publikimit të raportit nga Komisioni Evropian./21Media