Haradinaj: E pazëvendësueshme mbështetja e ShBA-së për Kosovën

Haradinaj: E pazëvendësueshme mbështetja e ShBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Ndihmës sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.

Haradinaj pas takimit ka thënë se është e pazëvendësueshme mbështetja e ShBA-së për dinamikën e re të Kosovës, veçanërisht për integrimin në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë.

“Konfirmim i partneritetit strategjik dhe miqësisë së përhershme në takimin me Ndihmës Sekretarin amerikan, Ëess Mitchell. E pazëvendësueshme mbështetja e ShBA-së për dinamikën e re të Kosovës, veçanërisht për integrimin në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, avancimin në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje kryeministri ka thënë se në funksion të ndërtimit të një klime paqësore e të sigurt, ka theksuar se interes i veçantë i Kosovës është themelimi i ushtrisë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Me Ndihmës sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike gjatë ditës është takuar edhe president i vendit, Hashim Thaçi.

Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e ndihmës sekretarit të shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Ëess Mitchell në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar./21Media

Thaçi: S’do lejojmë ndarje as shkëmbim territoresh