Kryeministri i Rusisë i bën dhuratë këngëtares shqiptare, ajo tregon vet

Kryeministri i Rusisë i bën dhuratë këngëtares shqiptare, ajo tregon vet

Çdo artist ka ëndërr që të ngjitet në skenat më të njohura botërore. E një ëndërr e tillë i është realizuar këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani, shkruan rtv21.tv

Ajo për dy net radhazi ka performar në “Kremlin Palace” në Moskë. Kurse mbrëmë pas interpretimit të rolit të Esmeraldës,në shfaqjen “Katedralja e Parisit”,  ajo si duket ka impresionuar edhe kryeministrin rus, Dimitri Medvedev.

Ai i pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë me lule Elhaidës.  Këtë artistja shqiptare e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory. Elhaida ka shkruar se ndihet e nderuar për këtë gjë.

Kujtojmë se Elhaida  Dani është një prej këngëtareve shqiptare ndër më të suksesshmet. Ajo është fituese e “Voice of Italy”, si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2015./21Media