Conte takohet me Metën dhe Ramën

Conte takohet me Metën dhe Ramën

Kryeministri italian Giuseppe Conte  sot do të qëndrojë në Tiranë, në një vizitë zyrtare.

Në kuadër të vizitës në ora 15:30, Conte do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama. Pas këtij takimi, në orën 16:30 është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Më tej në orën 17:30, kryeministri italian do të ketë një takim edhe me presidentin Ilir Meta.