Haradinaj kujdeset për policët në detyrë

Haradinaj kujdeset për policët në detyrë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj iu ka shërbyer disa policëve në detyrë për të ngrënë.

Haradinaj tani e ka bërë traditë që për festa t’i shërbejë policët.

“Për festë, sot i shërbeva me byrekë policët e Kosovës. T’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook” duke publikuar edhe disa fotografi.

Kujtojmë se sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Fitër Bajramit./21Media

Haradinaj e nis ditën duke i shërbyer kafe policisë