Fotografia ishte realizuar dy dekada më parë

Fotografia ishte realizuar dy dekada më parë

Një fotografi e siguruar nga revista amerikane “Time Magazine” tregon se kryeministri i kanadez, Justin Trudeau, në një festë të shkollës në vitin 2001, e kishte lyer fytyrën me ngjyrë të zezë.

Temë e festës ishin “Netët arabe”.

Duke iu drejtuar fotografisë, Trudeau tha se ndien “keqardhje e thellë” për veprimet e tij, duke thënë se nuk e ka menduar se është raciste, transmeton rtv21.tv.

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj. Nuk kam menduar se është raciste në atë kohë, por tani e kuptoj se është dhe më vjen keq”, tha Trudeau.

Kryeministri tani “po lufton” për rizgjedhje më 21 tetor./21Media