Kryeministri kërkon rritje të pagës minimale

Haradinaj: Rritja e pagës minimale, veprim i domosdoshëm

Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj sot ka thënë se rritja e pagës minimale në Kosovë është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Kryemistri i Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica që menjëherë të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të fillojë diskutimi për pagën minimale në vend.

“Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ramush Haradinaj tutje ka thënë është shumë më rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitojë nga rritja ekonomike që ka ndodhur nga ky vit.

“Në këtë rrugëtim, do të merren në konsideratë dhe në shqyrtim të gjitha palët e nevojshme, në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më pare”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Në tryezën e organizuar nga Insitucioni Demokratik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekën dhe Arkivën e  Kuvendit të Kosovës, me temën “Paga minimale në Kosovë” më 6 mars është diskutuar për pagën minimale në Kosovë, e cila vazhdon të jetë më e ulëta në rajon.

Më 2 shkurt të këtij viti është votuar ligji për pagat në sektorin publik./21Media

Back to top button