Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, mbajti konferencë për media

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, mbajti konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur edhe për deklaratat e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti, i cili mbrëmë një intervistë televizive  ka akuzuar për vrasjet e pasluftës  shumë persona nga rajoni i Dukagjinit nga vjen kryeministri.

“Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u ba spektakël medial. Unë se kam parë intervistën por dëgjova komente e reagime dhe jam habit”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe rrahjen e kryeshefit të Telekomit të Kosovës , Agron Mustafa nga dy policë të Kosovës për të cilat tha se nuk janë veprime në rregull, por që sipas tij ato do të procedohen nga Policia dhe hetuesia.