Kosova fitoi ndaj Qipros

Kosova fitoi ndaj Qipros

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ekipin e basketbollit të Kosovës për fitoren ndaj Qipros në finalen e Kampionatit Evropian të Divizionit C.

“Triumfi i Përfaqësueses sonë U-18, në Divizionin C të Kampionatit Evropian në basketboll, dëshmon se Kosova ka talentë të mrekullueshëm që paralajmërojnë konkurrencë në basketbollin evropian. Krenar!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka fituar ndaj Qipros me rezultat 73-64 në finalen e Kampionatit Evropian të Divizionit C . Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur vendin e parë në këtë turne edhe gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm./21Media