Kryeministri Kurti arrin në Bruksel

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka publikuar fotografi nga kryeqyteti evropian së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
“Gati për takimet”, shkroi Bajrami në Twitter.


Kujtojmë që, Kryeministri Kurti sot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërsa në një konferencë të përbashkët pritet të dalin në orën 17:30.
Takimi në selinë e NATO-s bëhet pas paralajmërimeve për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës dhe pas bisedës që sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka zhvilluar pak javë më parë me liderët e të dyja vendeve, me qëllim të uljes së tensioneve.
Takimi i kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, zhvillohet vetëm një ditë përpara takimit të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josip Borell dhe ndërmjetësin Miroslav Lajçak, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Dialogu ndermjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në vitin e njëmbëdhjetë me një numër marrëveshjesh të arritura brenda vitesh.
Thirrjet për përmbylljen e peocesit të dialogut janë shtuar në veçanti pas invadimit rus në Ukrainë./21Media

Back to top button