Kryeministri me fotografinë më të veçantë për formimin e ushtrisë

Formimin e ushtrisë Haradinaj ia kushton babait të tij

Sot me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës u formua ushtria. Një ditë historike është kjo e sotmja për të gjithë kosovarët. Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, se cilit komunitet i përkasin ata, shkruan rtv21.tv.

As urimet nuk munguan nga politikanët dhe personalitet më të njohura të fushave të ndryshme. Asnjëri nuk kurseu fjalët më të mira për t’i shprehur emocionet dhe krenarinë që po e ndjejnë.

Kryeminisitri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vendosi që gëzimin për shndërrimin e FSK-së në ushtri ta shprehë në një mënyrë më të veçantë.

 

Ai në llogarinë e tij personale në Instagram ka postuar një fotografi të veçantë me babain e tij të ndjerë dhe ka shkruar: “Plak, u ba Ushtria!”. Hilmi Haradinaj ka vdekur në qershor të këtij viti, nga një sëmundje e rëndë, në moshën 74 vjeçare./21Media

 

Back to top button