Kryeministri Mustafa në Bruksel kërkon pezullimin e demarkacionit

Opozita:” Qeveria nuk i ka votat për demarkacionin, po bënë lojë me vizat “

Partitë politike opozitare vizitën e kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel ku do të kërkoj pezullimin e demarkacionit, po e quajnë ikje nga përgjegjësia sa i përket kësaj marrëveshje. Thonë se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe po kërkojnë që fajin të ia hedhin opozitës. Por, zyrtarët qeveritar thonë se opozita me kundërshtimin e saj e ka bllokuar ratifikimin e demarkacionit për përfitime politike. Ndërkaq, njohësit politik, bëjnë thirrje që partitë politike të i lenë anash interesat e tyre politike dhe të punojnë të bashkuar për të gjetur një zgjidhje pasi më se shumit nga kjo gjendje po pësojnë qytetarët.

Back to top button