Kryeministri në Bruksel për lëvizje të lirë

Mustafa do të prezantojë kërkesën në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, udhëton sot për në Bruksel ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.
Mustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

“Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”, ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë

Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave./21Media

Back to top button