Kryeministri në një mëngjes me miqtë e çmuar

Vlerëson lartë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka shtruar mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, të cilët qe disa ditë po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka vlerësuar lartë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një mëngjes i shtruar sot për miqtë e mi të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë ka zhvilluar takime me krerët e shtetit, Thaçin e Haradinajn. Po ashtu, ky delegacion e ka vizituar FSK-në./21Media

Back to top button