Haradinaj: Deputetët të kenë imunitet

Haradinaj: Deputetët të kenë imunitet

Pas vendimit që projektbuxheti të mos del në votim në seancën e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj iu drejtua foltores ku reagoi për prangat në duart e deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Kryeministri ka kërkuar që kjo gjë të rregullohet me ligj që deputet e Kuvendit të Kosovës të kenë imunitet.

“Pres të rregullohet ky ligj dhe të mos i shohim më deputetët siç i pamë sot”, tha Haradinaj.

Ndërkohë në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndja deputetëve të Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend./21Media