Kryeministri pritet të anulojë rritjen e çmimit të karburantit

Për rritjen e çmimit të karburantit në Francë me ditë të tëra pati protesta, nga të cilat pati edhe viktima

Kryeministri francez, Edouard Philipp pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Protestuesit nga lëvizja franceze ‘jelekët e verdhë’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme.

Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

Back to top button