Haradinaj ndanë medalje për klubin e xhudos “Ipon”

Haradinaj ndanë medalje për klubin e xhudos “Ipon”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është stërvitur me klubin e xhudos “Ipon” me trajner, Driton Kuka. Krahas stërvitjes ai edhe nderoi me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” trajnerin Kuka për kontributin e dhënë sportit nacional.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes rrjetit social, Facebook.

Haradinaj luftën e parë e pati me Kampionën Olimpike, Majlinda Kelmendi, përcjell rtv21.tv

Kjo ishte stërvitja e parë Kryeministrit si njohës i rrallë i Arteve Marciale, i cili premtoi që do të jetë prezent edhe në stërvitjet e ardhshme./21Media