Haradinaj ishte për një vizitë në Londër

Haradinaj ishte për një vizitë në Londër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër, ishte takimi miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, “që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”.

Ai pati edhe një takim miqësor me kosovaren e famshme, Rita Ora, që sipas tij ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi.”, shkruan kryeministri në Facebookun e tij.

Haradinaj e falënderon Ritën që përkundër që preku majat e suksesit në botë, nuk i harroi rrënjët e saj!

“Our golden Rita Ora. Thank You!”, përfundon kryeministri shkrimin e tij./21Media