“Mbroj shëndetin, mbështet sportistët”

“Mbroj shëndetin, mbështet sportistët”

Në minimaratonën “Vrapo edhe ti 2018” do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka ftuar të gjithë ta mbështesin këtë minimartonë.

“Ju ftoj të gjithëve ta mbështesni Minimaratonën 5km “Vrapo edhe ti” në përkrahje të sportistëve të rinj. T’i përkrahim sot, që ta na bëjnë krenarë nesër”, ka shkruar i pari i ekzekutivit.

Mimimaratona “Vrapo edhe ti 2018” mbahet të dielën (më 17 qershor) nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Mbroj shëndetin, mbështet sportistët”, është motoja e këtij organizimi të sivjetem.

Shtegu i vrapimit është 5 km, ndërsa parat e mbledhuara do të shkojnë për sportitstët e rinj që nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete e tyre.

Kjo minimaratonë mbahet çdo vit, ndërsa organizatore janë Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.

Minimaratona ishte planifikuar të mbahet më 10 qershor por ishte shtyre me rastin e vdekjes se kryetarit të Federates se Futbollit, Fadil Vokrrit./21Media