Kryeministrit Kurti do t’i hetohet pasuria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një ndër personat publik që do t’i hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsioni (AKK).
Kjo pasi që kjo agjenci ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.
Dje ( 14 qershor), ky institucion ka publikuar deklarimin e pasurive që kanë bërë zyrtarët publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka  deklaruar se ka401.65 euro para të kursyera në emrin e tij në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 23.000 euro.
Detyrime financiare Kurti e ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro ku banon me familjen e tij në Prishtinë, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë euro kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.
Të hyra vjetore Kurti ka deklaruar afro 13 mijë euro, ndërsa bashkëshortja ka të hyra vjetore afro 40 mijë/21Media

Back to top button