May ka njoftuar se qëndron pranë planit të saj pas Brexit

May ka njoftuar se qëndron pranë planit të saj pas Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se qëndron pas planit të saj për Brexit, për kundër dorëheqjes së dy ministrave të kabinetit të saj.

Ministrat britanik Boris Johnson dhe David Davis sot kanë dhënë dorëheqje, dy ditë pasi kryeministrja Theresa May mori planin e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja May ka njoftuar se qëndron pranë planit të saj pas Brexit, sepse sipas saj kjo është mënyra e vetme për të shmangur krijimin e një kufiri “të fortë” me Irlandën, pas braktisjes së Bashkimit Evropian nga Britania.

May tha se plani i saj, i cili lejon lëvizjen e lirë të mallrave, por jo shërbimet, ishte “një Brexit i vërtetë”, pasi do të lejonte heqjen e kontrollit kufitar midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Dorëhiqet Johnson në mes të krizës së Brexit-it

Dorëhiqet sekretari i Brexit-it