Kryeminstri dhe O’Connell zotohen që të punojnë për të mirën e dy vendeve

Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, të cilët biseduan për rrugën e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy shteteve.

Përmes një postimi në  profilin e tij zyrtar, Haradinaj ka njoftuar se ata janë zotuar të punojnë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Kryeministri,  Ramush Haradinaj në Facebook.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell i doli në mbështejte Kosovës për formimin e ushtrisë së Kosovës. /21Media 

Back to top button