Thaçi: Ruçi ka luajtur rol kyç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Ruçi ka luajtur rol kyç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë ku ka zhvilluar takime me krerët me të lartë të shtetit.

Ruçi është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me medaljen ‘Urdhëri i Lirisë” për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ruçi në mesin e shumë mesazheve të dhëna gjatë takimeve u bëri thirrje spektrit politik në vend të që jenë të bashkuar për ratifikimin e demarkacionit duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të jenë të izoluar./21Media