Hulumtim i bankës zvicerane

Hulumtim i bankës zvicerane

Banka zvicerane United Bank of Switzerland, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.

Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.

Kryeqyteti i Katarit Doha, ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro.

Kopenhaga renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

Në Dubai një kafe kushton 4,87 euro, në Cyrih 4,26 euro, Shangaj 3,93 euro, Pekin 3,78 euro, Vjenë 3,71 euro, Moskë 3,67 euro, New York 2,67 euro.  Pak më lirë një kafe kushton në New Delhi – 1,30 euro, Sao Paulo 1,28 euro, Johanesburg 1,27 euro, Stamboll 1,20 euro, Kajro 1,15 euro dhe Milano 1,14 euro, Mumbai 0,90 euro, Romë 0,85 euro, Lisbonë 0,63 euro dhe Lagos 0,53 euro.