Kryetari Begaj priti bletarin Fazli Krasniqi, fitues i medaljes së artë

Krasniqi u vlerësua me medaljen e artë të cilësisë së mjaltit

Fazli Krasniqi nga Lumishta e Malishevës, anëtar i Shoqatës së Bletarëve “ Mëma”, mori pjesë në garën ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit ditë më parë në Tetovë, në të cilën u prezantuan 14 shtete nga Ballkani dhe më gjerë.

Nga 239 mostrat e analizuara për cilësinë e mjaltit, mjalti i prodhuar, prej bletëve të bletarit, Krasniqi, nga ekspertët e fushës, vlerësohet me medaljen e artë të cilësisë së mjaltit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti bletarin Fazli Krasniqin  fituesin e medaljes së artë, ku edhe i shprehi mbështetjen  institucionale, duke i thënë.

“Kjo medalje dhe ky çmim ndërkombëtar për cilësinë e mjaltit është dëshmia që garanton për prodhimet cilësore vendore në natyrën dhe territorin malishevas, andaj përmes teje, ftoj edhe fermerët tjerë të komunës sonë dhe Kosovës, se me punë dhe angazhim, prodhimet tona, jo vetëm që janë me cilësore, por edhe më të shëndetshme për konsumim. Po kështu, ne kontribuojmë edhe në zhvillimin e ekonomive dhe mirëqenien familjare, por edhe rrisim vendet e punës”, tha Begaj.

Fazli Krasniqi u zotua nga ana e tij se përvojat e fituara do t’i ndajë me të gjithë fermerët bletarë të komunës së Malishevës, që të investohet në këtë prodhimtari e cila është përfitim-prurës edhe për buxhetin familjar.

Back to top button