Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, uroi Konjufcën

Vondrácek pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondrácek, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vondrácek, në letrën e urimit, pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi. Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondrácek.

Back to top button