Veseli deklarohet për votimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni

Veseli deklarohet për votimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas kalimit të ligjit të gjuhëve, ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë.

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe”, ka thënë Veseli.
Veseli më tej tha se kalimi i ligjit është hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet

“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndryshe sot me me 69 vota për asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur u votua Ligji i Gjuhëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ./21Media