Ruçi e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën

Ruçi e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën

Kryetari i LDK-së,  Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili shoqërohej nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së.

Gjatë takimit, kryetari Mustafa i njoftoi për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë, thuhet në njoftimin e dërguar nga LDK.

Po ashtu, kryetari Mustafa foli për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën./21Media