Kryetari i Malishevës: Sami Thaçi tërë jetën e vet ia kushtoi atdheut

Begaj kërkon të ndriçohet rasti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ngushëlluar familjen e policit, Sami Thaçi, i cili vdiq dje në krye të detyrës në Zhur.

Thaçi ishte nga fshati Shkarashniku i Malishevës.

Begaj tha se “ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut”.

I pari i Malishevës kërkoi nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët, siç tha ai, ta paguajnë dënimin më të rëndë./21Media

Back to top button