Kryetari i qytetit polak, vdes pasi theret me thikë në skenë

Kryetari i Gdanskut ka vdekur pas plagëve të marra

Pawel Adamowicz ka vdekur pasi u sulmua me thikë gjatë kohës që ishte në skenë në një ngjarje bamirësie në Gdansk të Polonisë.

Kryetari ka kapur barkun dhe është rrëzua në tokë para publikut të shumtë që gjendej aty natën e mbrëmshme.

Sulmuesi raportohet të ketë thënë se ai ishte burgosur padrejtësisht, kur partia e kryetarit ishte në fuqi, duke bërtitur “Kjo është pse Adamowicz vdes”, shkruan rtv21.tv.

Kryetari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe sot ka ndërruar jetë, ka deklaruar ministri i shëndetësisë së Polonisë Lukasz Szumowski.

Bëhet e ditur se mjekët kanë operuar për 5 orë Adamowiczin, mirëpo pa sukses.

Sulmuesi 27 vjeçar është arrestuar dhe mbi 20 dëshmitarë tashmë janë marrë në pyetje./21Media

Mr Adamowicz lies on the floor as medics come to his aid during the charity event in Gdansk A man is held on the ground by security personnel after he attacked the mayor of Gdansk

Back to top button