Kryetari i Rahovecit viziton të lënduarit

11 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi

Kryetari i Komunës së Rahavecit, Smajl Latifi i ka vizituar qytetarët që u lënduan mbrëmë nga një shpërthim i bombolës së gazit në një lokal në Ratkoc të Rahovecit.

“Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit nga shpërthimi në Ratkoc. Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga Drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku lëndime kanë marrë 11 persona, jeta e të cilëve nuk është në rrezik./21Media

Back to top button