Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për dialogun Kosovë - Serbi

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për dialogun Kosovë – Serbi

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në lidhje me ngecjet në dialog deklaroi se nuk duhet shfajësuar asnjë nga akterët që kanë marrë pjesë në këtë proces, përfshirë këtu edhe ndërmjetësuesen Federica Mogherini.

Kryeziu thotë se Mogherini mund të fajsësohet për trajtimin e disa nga temave të dialogut, që sipas tij është e drejtë dhe e saktë, shkruan rtv21.tv.

Kryeziu shton se Mogherini asnjëherë nuk e ka mohuar apo kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve, duke bërë të dyshohet se ajo e ka përkrahur një gjë të tillë, mirëpo kritikat ndaj saj thekson Kryeziu, kanë filluar qysh në momentin kur ajo ka lejuar që një temë e tillë të diskutohet.

Në fund Kryeziu shton se Mogherini do të kritikohet edhe pas përfundimit të mandatit të saj, për shkak se ka shkaktuar një destabilitet në rajon./21Media