Kryeziu sot ka shënuar nga pika e bardhë

Kryeziu sot ka shënuar nga pika e bardhë

Mesfushori i FC Zurich dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu po vazhdon që të stërvitë me klubin e tij, pas mungesave disa muajshe si pasojë e lëndimit.

Kryeziu ishte njëra prej mungesave kryesore në mesfushën defansive të Kosovës gjatë kampanjës kualifikuese për Euro 2020, për shkak se kishte lënduar ligamentet e gjurit.

Lajmi i mirë është, se Kryeziu është kthyer dhe ka vazhduar stërvitjet e tij me klubin, madje sot ai ka shënuar edhe nga pika e bardhë gjatë stërvitjeve.