Pacientët janë liruar për në shtëpi

Pacientët janë liruar për në shtëpi

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit( zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital, njofton Shwrbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovws.

Sipas SHSKUK rasti i dytë, një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).

Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike sepse është me invazion minimal .

Pacientët e operuar, pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit./21Media