Maliqi me disa këngëtarë në aksion për të ndihmuar

Maliqi me disa këngëtarë në aksion për të ndihmuar

Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut ka arritur të grumbullojë 2.5 milionë denarë për Shqipërinë.

Këtë e bëri të ditur Sait Saiti, sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq në një konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi dhe artistë të shumtë.

Saiti tha se për qytetarët e mbijetuar dhe ata që kanë ngelur pa kulm mbi kokë ndihmat duhet të jenë të koncentruara në të holla, mjete higjienike, ushqim të kozervuar dhe për foshnja.

Të gjitha ndihmat e tjera sipas Saitit, nuk do të ishin të nevojshme.

Ndërkaq edhe Maliqi tha se çdo ndihmë sado qoftë ajo do të kontribuojë për Shqipërinë. Tutje ai tha se edhe bizneset e tjera duhet të ndjekin shembullin e kompanive që kanë ndihmuar në këtë fatkeqësi.

Si nënkryetar i qytetit të Shkupit më vjen mirë që qyteti ynë menjëherë me këshillin ofroi ndihmë dhe dërgoi dy ekipe specialist. Edhe shumë ndërmarrje publike iu bashkuan aksionit dhe tani si biznesmen unë sëbashku me të punësuarit e mi dhe kompanitë e mia, po e bëjmë këtë me shpresën që edhe kompanitë e tjera të Maqedonisë ta ndjekin këtë kërkesë”, tha Enver Maliqi, biznesmen.

Altuna Sejdiu dhe këngëtarë të shumtë shprehën ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit, duke apeluar te qytetarët që të vazhdojnë të ndihmojnë.

Sot jemi mbledhur që të lehtësojmë aq sa mundemi jetën e qytetarëve që kanë ngelur pa kulm mbi kokë. Të shtrijmë dorën e solidaritetit, të ndihmojmë në këto ditë të vështira për të dhënë mesazhin, nuk jeni vetëm, bashkë do të tejkalojmë këtë sfidë për të dalë edhe më të bashkuar dhe më të fortë se kurdoherë”, u shpreh këngëtarja./21Media