Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në darkën që do të shtroj presidenti amerikan , Donalt Trump

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në darkën që do të shtroj presidenti amerikan , Donalt Trump

Presidenti Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me  Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, nga i cili ka kërkuar njohjen Kosovës nga Vatikani. Thaçi ka thënë se njohja formale e Kosovës nga Vatikani do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë. Presidenti Thaçi ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë shtetesh të ndryshme si dhe do të marrë pjesë në darkën që do të shtroj presidenti amerikan , Donalt Trump.
Halil Mula njofton nga Nju Jorku./21Media