Ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar të marrë një post të ri në klub

Ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar të marrë një post të ri në klub

Legjenda e ‘Los Blancos’, Raul Gonzales do të kthehet në klubin me të cilin ka fituar gjithçka. Shtatë vite pas largimit nga Reali, Raul do të jetë sërish pjesë e madrilenëve, por këtë herë jo si lojtar por në rolin e një drejtuesi.

Sipas së përditshmes spanjolle Marca, ish-reprezentuesi i Spanjës ka arritur një marrëveshje me presidentin Florentino Perez, por ende nuk dihet se çfarë pune do të kryejë ai në rrugëtimin e tij të ri me Realin.

Raul do të nënshkruajë kontratën në fillim të muajit prill, ndërsa do ta nisë punën që nga korriku i këtij viti./21Med