Haradianj u takua me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve

Haradianj u takua me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në takim priti përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të prirë nga kryetari Sylejman Metaj.

Sipas Haradianjt, vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit.

“Vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit. Në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj, diskutuam për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në muajin shkurt  është miratuar shqyrtimi i propozim-vendimit për rritjen e pensioneve. Pensionet bazike janë rritur për 20%, pensionet kontributdhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%. Ministri i financave, Bedri Hamza kishte thënë se kjo rritje hyn në fuqi nga miratimi i buxhetit dhe se këto mjete financiare për këtë rritje implementohen nga 1 janari 2019.