"Nuk të lëmë jo”

“Nuk të lëmë jo”

Dy protagonistët e filmit “2 Gisht Mjaltë”, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi ishin mbrëmë të pranishëm në Prishtinë për ta prekur nga afër suksesin e filmit.

Në mesin e shumë shikuesve ishin edhe dy artistët gjithashtu të njohur shqiptarë, Armend Rexhepagiqi dhe Tuna Sejdi. Që ka shkuar ta përkrahë nga afër nuk hezitoi të tregojë vetë Tuna, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram, përcjellë rtv21.tv

Nga premiera e filmit 2 Gisht Mjalte në mbështetje të Elvana Gjatës, që dëshiron të na ik në ujërat e aktrimit. Nuk të lëmë jo”, ka shkruar artistja mbi fotografinë e publikuar.

Ndërsa, Elvana Gjata është shprehur falënderuese për të gjithë ata që mbrëmë ia rikthyen të qeshurën që i mungonte. Këtë artistja shqiptare nuk hezitoi ta thotë në postimin e fundit në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

E qeshura juaj mbreme me ka bere pafundesisht te lumtur! Kemi kenduar, kercyer e qare me muziken time, kjo pjesa e te qeshures me mungonte…dhe qenka nje ndjenje kaq e bukur😍 Shume e lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme ne premieren e 2 Gisht Mjalte ne Prishtine”, ka shkruar Gjata në imazhet e publikuara.

Filmin “2 Gisht Mjaltë” që nga 28 marsi mund ta gjeni në të gjitha kinematë shqiptare./21Media