Ku shfrytëzohen kartelat më shumë?

Kartelat në Maqedoni më së shumti shfrytëzohen në bankomate, më pak në tregti

Banka Popullore e Maqedonisë në publikimin e shpallur në internet faqen e saj Informacion për lëvizjet në qarkullimin pagesor në vitin 2016 thekson se në vlerën më të madhe të transaksioneve pa para të gatshme apo 99 për qind janë realizuar përmes transfertave kreditore, ndërsa pjesa tjetër me kartela pagesore.

Kjo strukturë e transaksioneve pa para të gatshme, sipas BPRM-së, përkon me strukturën e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Evropës Juglindore (EQLJL) dhe në vendet e vjetra anëtare të BE-së, ku transfertat kreditore marrin pjesë me 99,2 për qind dhe me 94,2 për qind.

Në kuadër të transfertave kreditore, pjesa më e madhe e vlerës është realizuar nga personat juridik, dhe kjo në pjesën më të madhe me inicimin e transfertave elektronike. Tek personat fizik akoma mbizotëron incimi në letër i transfertave kreditore, por edhe tendenca rritëse e shfrytëzimit të bankerisë elektronike përmes kompjuterit, telefonave celularë dhe bankomateve.

Analizat e shfrytëzimit të kartelave pagesore tregojnë se edhe krahas përdorimit të tyre të rritur në periudhën e fundit, shprehitë e konsumatorëve të huaj dallojnë prej shprehive të konsumatorëve në BE. Përdorimi i kartelave pagesore në Republikën e Maqedonisë fillimisht akoma ka të bëjë me tërheqjen e parave të gatshme prej bankomatëve, për dallim prej vendeve evropiane, ku pagesat në tregti kanë pjesëmarrje të madhe.

Vërtetim, për këtë siç theksojnë nga BPRM, janë treguesit relativ të cilat tregojnë pjesëmarrjen e vlerës së transaksioneve me kartela pagesore në konsumin personal prej 32 për qind në vendet e vjetra anëtare të BE-së dhe 19 për qind në vendet e EQLJL, në krahasim me 11 për qind në Republikën e Maqedonisë.

Nga aspekti i funksionit pagesor, pjesëmarrje më të madhe kanë kartelat debitore, ndërsa sipas llojit, më të përfaqësuara janë kartelat kontaktuese. Kohëve të fundit vërehet promovimi i kartelave me kontakt dhe pa kontakt, që është në pajtim me trendet botërore dhe zgjidhjet më të reja tekniko-teknologjike në domenin e pagesave./21Media

Back to top button