Mungesë e karburantit

Mungesë e karburantit

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Cannel ka paralajmëruar se vendi po përballet me një krizë serioze energjetike për shkak të mungesës së naftës.

Ai fajësoi sanksionet e SHBA-së për mungesat dhe paralajmëroi kubanët që të përgatiten për të parë efektet e menjëhershme të mungesës së karburantit.

Mund të ketë probleme me shpërndarjen e produkteve që varen nga nafta, transporti publik dhe prodhimi i energjisë, dhe ne po përpiqemi të ndërmarrim masa për t’i shmangur ato”, tha ai për televizionin kombëtar.

Diaz-Kannel iu drejtua njerëzve pas disa ditësh ulje të dukshme të transportit publik, të cilat shkaktuan radhë të gjata në trafik.

Megjithëse detajet e masave nuk janë specifikuar, presidenti dhe ministri i Ekonomisë Alehandro Gil tha se do të ketë një numër kufizimesh të dukshme gjatë ditëve në vijim.

Diaz-Cannel si fajtor për gjendjen aktuale përmendi sanksionet amerikane, e cila përfshin masa kundër kompanive të naftës që transportojnë naftë në ishull, veçanërisht nga aleati kryesor i Kubës, Venezuela.