"Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar..."

“Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar…”

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi sot udhëton drejt Hagës, ku do të paraqitet para Gjykatës Speciale. Këtë e ka bërë të ditur i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook. Ndër tjerash, Muharremaj ka shkruar se Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet.

“Blerim Kuçi sot udhëton për në Hagë, për ta fituar sërisht edhe një përballje. Afër tij është avokati Artan Qerkini. 
Natyrisht jam edhe unë që të udhëtojmë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së. Për ta përcjellur dhe për ti dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri. Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Në shkurt të këtij viti, Kuçi kishte pranuar fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ligji për Gjykatën Speciale ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës./21Media