Aktorja Lisa Kudrow ka folur për serinë Friends

Aktorja Lisa Kudrow ka folur për serinë Friends

Aktorja Lisa Kudrow, e cila vlerësohet për rolin e saj në serinë e popullarizuar, ‘Friends’, është kthyer në skenën e filmit me një rol humoristik, kësaj radhe në filmin e animuar ‘The Boss Baby’. Për këtë film, zërat i kanë huazuar Lisa dhe aktori Alec Baldwin. Kudrow luan rolin e një nëne, për fëmijën e së cilës, zërin e ka huazuar.

Me këtë rast, Lisa ka thënë se Baldwin është person i rritur dhe është interesante që ai ka luajtur rolin e një fëmije. Ajo ka thënë se derisa po realizohej animaconi, disa gjëra e kanë bërë të qeshë si psh mbajtja e fëmijës dhe të ushqyerit e tij, pastaj duartrokitja e fëmijës. Sipas saj, këto janë skena shumë qesharake.

Lisa ka thënë se gjatë realizmit të filmit animacion, ”The baby Boss”, kanë hasur në sfida,  kuptohet, por se kanë kaluar mirë. Sipas saj, shumë skena kanë qenë interesante.

Lisa Kudrow, e cila në serinë Grends luan rolin e Phoebe Buffay, ka thënë se është e emocionuar që në The Baby Boss ka bashkëpunuar sërish me Baldwin, pasi që në serinë e lartpërmendur, Baldwin ka luajtur rolin e një prej të dashurve të saj, shkrua rtv21.tv

Lisa ka folur edhe rreth ngjarjeve në serinë Frends. Ajo me këtë rast përkrahu femrat.

“Për mua, me rëndësi është që femrat të ndihet të fuqishme, që pa marrë parasysh a thotë dikush diçka për ne, të mos i lejojmë të na shkatërrojnë në asnjë mënyrë. Pra, duhet të punojmë që të arrijmë suksese pa marrë parasysh fushën e veprimtarisë, ka thënë ajo./21Media