Kuinti “përkujton” masakrën e Reçakun

Kuinti kujton të kaluarën në Kosovë dhe masakrat që u bënë, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të shohin të ardhmen; përmes drejtësisë

Amerika, Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia, i kujtuan Kosovës, se e mbajnë mend masakrën e Reçakut dhe të tjerat, dhe se për këtë arsye edhe ndërhyri perëndimi për ta ndal luftën.

Këto vende, që njihen edhe si pesë vendet Kuintit, përkujtuan përmes një komunikate masakrën e Reçakut, 21 vjet pas vrasjes së 45 civilëve nga forcat serbe.

“Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t’i japin fund një katastrofë humanitare”, thotë komunikata e Kuintit, transmeton rtv21.tv

Beogradi zyrtar ende mohon të ketë kryer masakër ndaj fëmijëve, grave, pleqve dhe të burrave, më 15 janar 1999, edhe pse këtë gjë bënë forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë.

Madje, masakrën e Reçakut, dhe pretendon se 45 viktimat civile, ishin ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre”, thonë në komunikatën e tyre pesë vendet perëndimore, transmeton RTV21.

Së fundi, mohimi i së vërtetës për krimet e luftës në Kosovës, ka ndikuar në tensionimin e diskursit politik publik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa sot edhe Kuinti kujtoi të vërtetën./21Media

Back to top button